Hoti: Zyrtarët e prokurimit do të futen në teste të vlerësimit

Zyrtarët e prokurimit të institucioneve buxhetore do t’ju nënshtrohen një testi të ri i cili ka për qëllim të sigurojë Qeverinë se këta zyrtarë kanë aftësi për të kryer detyrat ashtu siç duhet.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i financave, Avdullah Hoti.

Ai po ashtu ka thënë se shumë shpejtë Qeveria do të hartojë Ligjin e ri për Agjencionin Kosovar të Privatizimit (AKP), Ligj ky i cili do të ketë afat kohor për përmbylljen e procesit të privatizimit dhe kthimin e atyre mjeteve në buxhetin e Kosovës.

Hoti ka shtuar se të gjithë zyrtarët e prokurimit do t’i hyjnë procesit të ri-licencimit, ri-certifikimit në gjitha organizatat buxhetore, për të siguruar që në zyrat e prokurimit nëpër Kosovë janë njerëz me integritet të lartë.

Ai po ashtu ka thënë se mjetet e AKP-së do të investohen në zhvillimin e vendit.

“Ato mjete, sipas ligjit aktual, mund të përdoren për projekte zhvillimore. Është çështje javësh të funksionalizohet bordi i AKP-së dhe disa miliona prej fondeve të privatizimit t’i marrim në buxhet”, ka thënë Hoti.

Ai ka përmendur edhe ndryshimet kryesore të ligjeve të TVSH-së. Sipas tij, ulja e pragut të TVSH-së prej 50 mijë euro në 30 mijë euro do t’ju mundësoj bizneseve të futen në regjimin e TVSH-së. Ndërsa ndryshimi i dytë shumë i madh është përshkallëzimi i TVSH-së, që norma prej 16 për qind të zvogëlohet në 8 për qind për produktet elementare bazike, si buka, vaji, kripa.
“Posa t’i përmbyllim këto tri ligje, menjëherë do të fillojmë të punojmë në kodin doganor.

Normalisht, fokusi jonë është në promovimin e investimeve në prodhim dhe bashkë me heqjen e TVSH-së në linjat prodhuese ne do të heqin edhe ngarkesën doganore për këto linja prodhuese dhe tek një varg i lëndëve të para që përdoren drejtpërdrejt në procesin e prodhimit”, ka thënë ai, duke shtuar se projektet kapitale parashihen në bujqësi, në infrastrukturën hekurudhore dhe në ndërtimin e disa rrugëve regjionale. /kohaislame

Artikulli paraprakFrancezi ia dha serbit planet e bombardimit: Kështu sulmet e NATO-s u shtynë për gjashtë muaj
Artikulli vijuesSociologët: Kumari po shkatërron shoqërinë