Hoxhaj: Siria ngjall kujtimet e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kombet e Bashkuara duhet të hetojnë urgjentisht sulmin e së mërkurës në Damask, ku dyshohet se janë përdorur armë kimike.

Nëse konfirmohet, Hoxhaj ka thënë se ai do të paraqiste sulmin më të madh kimik në dekadën e fundit.
Sipas ministrit të Jashtëm, një gjë e tillë do të nënvizonte edhe faktin se tranzicioni politik nuk mund të pritet me një regjim që nuk kursen mjetet më barbare për të vrarë qytetarët e tij të pafajshëm.
Hoxhaj i ka bërë këto komente në një shkrim autorial për revistën amerikane “Foreign Policy”./kohaislame

Artikulli paraprakAfganët, të pakënaqur me dënimin e Balesit
Artikulli vijuesKu ta dijë se ti je e ndershme!?