HTC prezanton edhe One M9s

HTC e ka lansuar modelin e ri të telefonit – One M9e në Kinë muajin e kaluar, ndërsa tani kompania tajvaneze e ka lansuar këtë model edhe në vendin e saj të origjinës të koduar si HTC One M9s.
HTC One M9s sjell pothuajse karakteristika të njëjta me One M9e, duke përfshirë ekranin me 5” në Full HD si dhe rezolucionin me 1920 x 1080 piksel.

Procesori i One M9s ofron octa core MediaTek Helio X10 në 2.2GHz, 2GB RAM, dhe 16GB memorie të brendshme, plus portin me mikroSD për zgjerim të hapësirës së telefonit.

Bateria e telefonit ofron 2840 mAh dhe vjen me kamera të dyfishta. Kamerën e parparme me 4MP HTC Ultrapixel për Selfie dhe kamerën e pasme me 13MP. (Telegrafi)

Artikulli paraprakiPhone 6C vjen vitin e ardhshëm?
Artikulli vijuesIniciativë Startups.al e dedikuar terësisht për komunitetin e startupeve në Shqipëri