Hit në internet: Arabit i ikë deveja në autostradë! (Video)

Një video komike është regjistruar në Emiratet e Bashkuar Arabe, ku shihet se si një arab vrapon pas devesë së tij nëpër autostradë.

Pamjet janë regjistruar nga turistë të rastësishëm të cilët ishin duke udhëtuar me makinën e tyre, kur vërejtën ngjarjen e pazakontë, transmeton TetovaSot.

Pretendohet se kafsha i ka ikur një pronari të këmbimores në kryeqytetin Abu Dhabi.

Për të kapur devenë, arabi ka vrapuar zbathur nëpër autostradë. Përkundër gjithë kësaj, deveja ka lëvizur në drejtim të kundërt.

Artikulli paraprakSure El-Mu’minun ajetet nga 1-14 – Hfz. Aziz Alili
Artikulli vijuesFoto nga ceremonia e diplomimit te hafizave ne Kursin e Kuranit Bursa