Huawei së shpejti me telefon të ri

Kompani Huawei është fituesi më i madh në tregun e smartfonëve në tremujorin e tretë, me rritjen e shitjeve deri në 71 për qind. Huawei tani për tani është prodhuesi i tretë më i mirë i smartfonëve në botë, sipas Gartner.

Megjithatë, kompania vazhdon të punojë duke përgatitur model të ri, i cili ka marrë dritën jeshile nga komisioni i FCC-së, pra fjala është për modelin Honor Play 5X, transmeton Koha.net. Ky telefon do të karakterizohet me ekran 5.5-inç Full HD dhe sistemin operativ Android 5.1 Lollipop përmes ndërfaqes së përdoruesit EMUI 3.1.

Honor Play 5X pritet të vijë me procesorin 1.5 GHz Snapdragon 615 SoC dhe me tetë bërthama dhe Adreno 405 GPU, 2 gigabajt RAM memorie dhe 16 gigabajt memorie të brendshme, 4G LTE, 3G, Wi-Fi, Bluetooth 4.1 dhe lidhjen GPS, si dhe baterinë prej 3000 mAh.

Gjithashtu pritet të posedojë kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe kamerën e përparme prej 5 megapikselë.

Ky telefon peshon rreth 158 gramë dhe është i trashë rreth 8.15 milimetra.

Huawei Honor Play 5X pritet të kushtojë rreth 157 dollarë, si dhe pritet të vijë edhe me version me 3 gigabajt të RAM memories me çmim prej 220 dollarë.

Artikulli paraprak“Ligjërime për fenë dhe atdheun” në kohë përplasjesh
Artikulli vijuesArrestohen trafikantë shqiptarë të emigrantëve në Belgjikë