Humbin jetën 6 refugjatë nga përmbytja e varkës në mesdhe

Mes viktimave, 3 janë fëmijë të mitur

Më shumë se 300 emigrantë u shpëtuar përderisa varka e tyre u përmbyt në ujërat e Mesdheut, mirëpo nga tragjedia humbën jetën 6 persona.

Trupat e tyre janë dërguar në portin Trapani të Sicilisë, mëngjesin e sotëm.

Mes viktimave, 3 janë fëmijë të mitur, të cilët humbën jetën menjëherë sapo varka prej druri u kthye përmbys për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që kishin hipur në të, në përpjekje për të mbërritur në Europë nga brigjet libiane.

Vetëm në 24 orët e fundit mbi 500 emigrantë janë shpëtuar në ujërat mes Libisë dhe Italisë, ndërsa kriza e refugjatëve vazhdon të prodhojë të tjera tragjedi.

Tre mijë emigrantë, sipas OKB kanë humbur jetën në ujërat e Mesdheut për gjysmën e parë të këtij viti, por mijëra të tjerë janë vrarë nga lufta civile në Siri, tashmë në vitin e pestë.

Artikulli paraprakUashington Times: Amerika ka dështuar në përpjekjet për rrëzimin e Bashar Asad
Artikulli vijuesO Allah mos na dëno – 19 vjeçarja nga Mateçi i Likovës lind foshnjen dhe e hedhë në lum