I gjithë reparti policor i qytetit në Amerikë e lë punën për një ditë

Një qytet në shtetin amerikan të Kolorados ka mbetur pa polici, pasi i tërë departamenti e lanë punën në vetëm një ditë.

Dorëheqja e një shefi të policisë në Mountain Falls, Tim Bradley, ka nxitur edhe tre oficerë të tjerë të qytetit ta bëjnë të njëjtën gjë. Ndërsa tani qyteti kontrollohet nga policët e qyteteve më të afërta si El Paso dhe Teller County.

Banorët nuk kanë asnjë shpjegim për këtë rast, edhe pse Fox News raportoi përmes një burimi anonim të ketë thënë se policët ishin të pakënaqur me kryetaren e sapozgjedhur Jane Newberry. Dorëheqjet e tyre kanë ardhur vetëm një ditë para se ajo e mori detyrën.

“Në një vit zgjedhor ka gjithmonë disa njerëz që zgjedhin të qëndrojnë dhe disa njerëz që zgjedhin largimin dhe unë mendoj se ndodh në çdo nivel të qeverisjes”, i tha kryetarja e re e qytetit, Jane Newberry.

Ajo tha se qytetarët duhet të ndjehen të sigurt, pasi për ta kujdesen policia e El Paso-s.

“Ata [banorët] duhet absolutisht të ndihen të sigurt. Unë kam besim në Zyrën e El Paso County”, tha ajo për Fox News.

mountain

Artikulli paraprakZgjedhjet antikushtetuese
Artikulli vijuesZgjedhjet në PS – Blushi jashtë kryesisë