I riu Palestinez qëllohet nga ushtarët izraelit me plumba ushtarak para kamerave

Ushtria izraelite, ka lëshuar një video ku tregon një të ri Palestinez që bie i vdekur, të mërkurën e kaluar nga plumbat ushtarak të izraelit në postbllokun ushtarak në qytetin Halil (Hebron).

Në video thuhet se të shtënat me zjarr ndaj Muhamed Selajmeh, që bëri bujë në tokat Palestineze si vazhdimësi e vrasjeve, ka qenë për vetëmbrojtje.
Selajimeh, shihet duke kaluar postbllokun afër lagjes lindore nga xhamia e Ibrahimit në qytetin e vjetër të Halilit, dhe duke dialogue me ushtarin tek postblloku. Nuk e dimë se çfarë fjalë i ka thënë ushtari të riut Palestinez, i cili niset për ta kaluar postbllokun, por atë e ndalon ushtari. Nuk dëgjohet se çfarë fjalë i ka thënë atij, por goditja që ia jep Selamijeh atij, tregon se ka shkaktuar hidhërim të madh që qoi në një luftë mes të dyve.
Vetëm disa sekonda kanë kaluar, kur paraqitet një ushtare izraelite femër nga brenda zyres së postbllokut, dhe shkon tek përleshja që po vazhdonte ende. Në të njëjtën kohë, vjen një ushtarë tjetër i cili filloi të merr nën kontroll për një moment situatën, por ushtari papritmas e qëlloi atë me plumba dhe e la të vdekur.
/mszh/Sh.Hulaj/kohaislame

Artikulli paraprakPezmatimi i fshikëzës mund të parandalohet me çajra
Artikulli vijuesSiria, Rusia dërgon 4 anije në Mesdhe