Ikona e basketbollit: Islami është fe e paqes

0
217

Islami është fe e paqes, Islami nuk toleron vrasjen e qëllimshme.

Ky ishte mesazhi i legjendës së basketbollit Kerim Abdul-Xhabbar tha se dëshiron që amerikanët të kuptojnë rreth fesë së tij.

 

Ylli i njohur i basketbollit ishte kritikuar rreptë nga disa pasi ai pati shkruar në Time Magazine në fillim të këtij muaji se sulmi në Francë nuk ishte për çështje fetare, por në lidhje me paratë.

 

Duke ditur se këto sulme terroriste nuk janë për fenë, ne duhet të arrijmë një pikë ku ne duhet të ndalojmë që Islami të jetë çështje në  këto diskutime. Unë e di që ne nuk jemi atje akoma sepse shumica e  popullsisë perëndimore nuk e kuptojnë fenë Islame, shkroi  Kerim  Abdul –Xhabar.

 

Në programin e së dieles të kanalit NBC Meet the Press, ai shpjegoi  më tej se Njohuria do t’iu mundësojë të gjithëve për të kuptuar se me çfarë saktësisht ne kemi të bëjmë. Ai fajësoi terroristët të cilët nuk i përfaqësojnë mësimet e Islamit, kështu bëhët  e pamundur për muslimanët e vërtetë të kuptohet.

 

Atje do të duhet të bëhen ndryshime në vendet ku këta njerëz e kanë prejardhjen, ku ata shpresojnë për jetën e tyre në të ardhmen, tha ish-lojtari i basketbollit. Shumica e këtyre njerëzve të ardhur nga vendet ku nuk ka asnjë mënyrë të mundshme për ta për të shkuar përpara.

 

Ai vazhdoi duke thënë se edhe nëse njerëzit i thërrasin ata që e praktikojnë Islamin për të kritikuar terroristët, kjo nuk do t’i ndalojë këto grupe të dhunshme, sepse ata kanë një axhendë politike. Ata po e përdorin fenë si një maskë për të vepruar sipas motiveve të tyre politike dhe përpiqen për të kontrolluar njerëzit dhe të shkaktojnë gjithë këtë kaos, tha Abdul-Xhabbar.

 

Njerëzit duhet të kuptojnë se ka muslimanë të mirë që janë në anën e asaj që ne e kuptojmë që vetëm sundimi i ligjit ka kuptim të përbashkët dhe të mirësjelljes. /ZamanPost