Imami Ferid Selimi për sulmin në Paris: Islami nuk na mëson kështu!

Ngjarja në Paris ka prekur shumë shtresa të shoqërisë. Edhe imamët shqiptar ishin prezent në mesin e popullatës shqiptare të cilët menjëherë e dënuan rastin në fjalë. Imami i xhamisë më të madhe në Shkup, hoxhë Ferid Selimi në fjalimin e ditës së xhuma ka thënë se kjo që ka ndodhur është e papranueshme.

“Islami nuk të mëson për të keq, e nëse ti bënë keq nuk është Islami fajtor por ti je fajtor se këtë e bënë nga epshi jot e jo nga mësimet e fesë”.
Ai ndër të tjera ka thënë se Allahu ka obliguar me mbajt drejtësi, dhe se kjo dynja mbahet vetëm me drejtësi.
Ai po ashtu e ka përmendur atë që po ndodh në Lindje dhe në Siri, ku shumë njerëz po vriten dhe bëri lutje që gjaku i atyre që janë mysliman të peshojë njëjtë sikur të krejtëve njerëzve anë e kënd botës./KohaIslame
Për më shumë video e plotë, nga ligjërata e mbajtur të premten e kaluar:

Artikulli paraprakBelgjikë: 7 femra pranojnë Islamin
Artikulli vijuesJa audio e paralajmërimit: Putin dërgon anije në Mesdhe