INDEP: Tri sugjerime për 20.000 vende pune

Instituti për Politika Zhvillimore, INDEP, së bashku me Fondacionin Friedrich Ebert, kanë mbajtur një konferencë për media ku u prezantuan rekomandimet e shtjelluara në kuadër të analizës së shkurtër politike me temë: Papunësia në Kosovë: 3 metoda për krijimin e afro 20,000 vendeve të punës.

Sipas INDEP, janë tre hapa që duhet ndërmarr për të rritur numrin e të punësuarve, siç thonë ata në 20.000 vende pune më shumë, në Kosovë, transmeton Klan Kosova.
Rekomandimi i parë është që “të ulet mosha e pensionit nga 65 në 60 vjeç për sektorin publik”.
Propozimi i dytë kërkon që të ndalohet punësimi i shumëfishtë në sektorin publik.

“Sipas AKK, në vitin 2014, 1.555 persona ishin të angazhuar në dy vende pune, 312 në tre sosh, 31 persona mbajnë katër pozita zyrtare, 10 persona kishin 5 vende pune dhe një është i punësuar në 6 vende pune në sektorin publik. me fuqizim të menjëhershëm të një vendimi të tillë, do të hapeshin përafërsisht 2,000 vende”.

Dhe si propozim i tretë u dha ideja për “krijimin e kredive tatimore.

Duke u distancuar nga ideja e stimulimit të bizneseve që krijojnë vende të reja të punës në formë të dhënies së parave të gatshme”.

INDEP sugjeron “që secili biznes që arrin të hap tri vende të reja të punës brenda një viti fiskal, qofshin ato kompani kosovare apo të huaja, të kenë mundësi të zbresin obligimet tatimore vjetore deri në shumën e rrogave të paguara për punëtorët e angazhuar”.kohaislame
Artikulli paraprakQeveria Greke: Të papranueshme kushtet nga Brukseli
Artikulli vijuesNaim Maloku: Policia e Kosovës, më e pa korruptuara në rajon