Indiania u bë nënë në moshën 72 vjeçe

Indiania Daljinder Kaur në moshën 72 vjeçe lindi një djalë dhe u bë nënë, pasi u mjekua për dy vjet në një klinikë për pjellori. Kaura tregoi se kishte 46 vjet martesë dhe se me bashkëshortin e saj thuajse kishin humbur shpresën të bëheshin prindër njëherë, transmeton Koha.net.

Ajo jeton me burrin e saj Molinder Singh Gill, 79 vjeç në shtetin verior të Indisë, Haryana.
Kaura beson se “Zoti kishte dëgjuar lutjen e saj” për t’i dhënë një fëmijë.

Mjekët e klinikës thanë se mbarsja e Kaurës ishte jashtëtrupore, një donacion prej një të riu.
Në Utar Pradesh të Indisë edhe më 2008 një plakë 72 vjeçe ishte bërë nënë.

(Koha)

Artikulli paraprakBujar Kapexhiu – Artisti që kujdeset ta ruajë fort lidhjen e tij me Zotin
Artikulli vijuesJahti më i madh në botë