Disa dhjetëra fëmijë për çdo ditë rrezikojnë jetën e tyre duke notuar dhe kërkuar lumin e mbushur me mbeturina në pjesën periferike të Xhakartës në Indonezi, raporton Anadolu Agency (AA).
Shërbimet komunale në këtë deponi lënë me mijëra thasë me plehra që arrijnë nga qendra e qytetit. Kur braktisin deponinë, fëmijët vijnë për të mbledhur plastikat, metalin, xhamat apo letrat të cilat më vonë mund t’i shesin.
Duke rrezikuar jetën e tyre për të mbijetuar, fëmijët zhyten në thellësinë e ujërave për të nxjerrë thasë të rënda.
(AA)