Janë organizuar protesta në të gjithë Indonezinë për shkak të vendimit të institucioneve të këtij shtetit për rritjen e çmimit të benzinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Rritjes së çmimit të benzinës në muajin nëntor të vitit të shkuar iu bashkua edhe rritja e kësaj jave në Indonezi. Nga 0.53 dollarë që ishte një litër benzinë shkoi në 0.56 dollarë. Kjo rritje ka mjaftuar që të nxjerrë në rrugë qytetarët anë e mbanë Indonezisë.
Një numër i madh protestuesish të mbledhur në kryeqytetin e Indonezisë janë mbledhur përpara Prefekturës së këtij qyteti. Protestuesit shumica e të cilëve ishin punëtorë hodhën slogane kundër qeverisë dhe Presidentit të vendit, Joko Widodo. Ndërkohë policia kishte marrë masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen e protestës.