Inicuesi i Kryqit Todor Petrov me shenjat e Hitlerit propozon “dhoma gazi” për shqiptarët

Shkup, 8 mars – Kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas dhe inicuesi për ndërtimin e kryqit gjigant në lagjen Butel, Todor Petrov, ka provokuar rëndë shqiptarët me shenja naciste të vizuatuara në megafonin e tij gjatë protestës së maqedonasve para Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton Telegrafi.

Gjatë fjalimit të tij para masës shihet megafoni me shenja naciste SS, 1488, 14 dhe 88. Këto shenja i përkasin qeverisjes së Adolf Hitler në Gjermani gjatë kohës së Holokaustit.

Telegrafi Maqedoni ju sjell shpjegimin e shenjave që Petrov i mbante në megafon gjatë fundjavës. Fakti se shenjat naciste kanë qenë me të vërtetë në megafon e dëshmon edhe videoja më poshtë!

SS do të thotë ”Skuadra e mbrojtjes” që ishte organizatë paramilitare nën udhëheqjen e Adolf Hitlerit dhe Partisë Kombëtare Socialiste e Punëtorëve Gjerman (NSDAP, Nazi Party).

Numri 14 i referohet 14 fjalëve në anglisht “We must secure the existence of our people and a future for white children” që do të thotë ”Ne patjetetër duhet të sigurojmë ekzistencën e njerëzve tanë dhe të ardhmen e fëmijëve të bardhë”.

Numri 88 formohet nga renditja e shkronjës H si e 8 në alfabet. Numri 8 shkruhet dy herë dhe i referohet shkronjave HH që do të thotë Hail Hitler. Shkronjat HH janë edhe pjesë e propagandës ”WHITE PRIDE WORLD WIDE 1488!” që do të thotë ”Krenaria e të bardhëve në të gjithë botën”.

Përndryshe, Todor Petrov ishte iniciatori i ndërtimit të kryqit gjigant në lagjen Butel në Shkup. Pas hudhjes së themeleve protestoi Bashkimi Demokratik për Integrim dhe pastaj VMRO-DPMNE organizoi kontraprotestë për të larguar funksionarët e BDI-së nga vendi ku ndërtohet kryqi.Ditën kur u inagurua themeli i kryqit gjigant, Todor Petrov u rrah nga persona që ai tha se janë funksionar të BDI-së.

Artikulli paraprakApel nga disa qytetarë të Komunës Butel
Artikulli vijuesNjihuni me kryespiunen serbe për Kosovën