Të mund të shfrytëzosh mediumet, natyrisht në radhë të parë është pozitive. Shumë kanale të punës lehtësohen, po ashtu ofrohet edhe një angazhim i gjerë në kohën e lirë si dhe kanale për shkencë dhe njohuri, informata, kulturë dhe argëtim. Jashtëzakonisht kritike për fëmijët është vlerësimi i prezantimit të dhunës nëpër mediume, qoftë ajo reale në emisionin e lajmeve apo ajo fiktive (e imagjinuar) në filma vizatimorë, serikë apo lojëra. Po ashtu, me keqpërdorimin e mediumeve fëmijët mund të bëhen të ndëshkueshëm (penalisht të ndjekur) nëse p.sh. kopjojnë material të ndaluar etj.
Një situatë tjetër e rrezikshme krijohet në çat (chat), në internet, përmes partnerit bisedues pedofil, të cilët qëllimisht i kërkojnë fëmijët. Shumë të rinj nuk e hetojnë menjëherë këtë qëllim seksual të të rriturve. E kujtohuni mirë që edhe fëmija juaj në çat mund të kontaktohet nga pedofilët.
Gjithë e më tepër parashtrohet pyetja se çfarë ndikimi kanë këto prezantime të dhunës nëpër mediume, të cilat nganjëherë shkojnë deri në zbukurimin e dhunës në sjelljen agresive dhe gatishmërinë për dhunë tek fëmijët dhe të rinjtë. Nuk mund të verifikohet një ndikim i menjëhershëm në aspekt të imitimit, mirëpo mund të verifikohet se fëmija dhe i riu mësohet që t’i zgjidhë problemet ose t’i mbrojë interesat e tij me anë të dhunës. Prezantimi i dhunës nëpër mediume dobëson preventivat kundër dhunës (përmes së cilës ngadalë normalizohet dhuna).
Ajo çka është e përbashkët për televizorin, lojërat kompjuterike, nintendon dhe lojërat e ngjashme, është konsumimi pasiv, i cili – në rast teprimi – shkakton plogështi e topitje, trashje e izolim social. Me këtë nuk duam të themi që këto medie t’i dënojmë e t’i shpallim për punë dreqi, mirëpo nga aspekti i psikologjisë së fëmijës për ne është me rëndësi që të gjendet një raport më i përgjegjshëm me to dhe fëmija thjesht për arsye të rehatisë të mos ulet përpara “babysitterit” (kujdestare për fëmijë) më të volitshme dhe atje të lihet në dorën e fatit. Lidhur me këtë është me rëndësi të dihet se çfarë mund të shkaktojë te fëmija teprimi në televizor e të ngjashmet!
Schulpsychologischer Dienst des Kantons St.Gallen -Edukimi/