Ka pasur zëra që sugjeronin se Apple do ta eliminojë versionin e iPhone me 16GB memorie të brendshme, dhe se modeli fillestar i iPhone 6S do të jetë modeli me minimum 32GB.
Tani me sa duket Apple ka vendosur të mbajë modelin me 16GB memorie dhe se i njëjti do të jetë në dispozicion si model i ri – iPhone 6s dhe 6S Plus.
Por gjithsesi se edhe modelet e reja do të vijnë në një varg opsionesh sa i përket memories në dispozicion, duke filluar nga 16GB deri në 128GB për çmimet e ngjashme me modelet aktuale.
Të dy modelet e reja të iPhone 6s janë përfolur se do të vijnë me procesorin e ri Apple A9 dhe të dyja modelet është thënë se do të ofrojnë nga 2GB RAM.
Apple pritet gjithashtu të sjell edhe kamerën e re iSight në iPhone 6s dhe 6S Plus e cila është e thënë të vijë me 12MP si dhe me FaceTime të ri i cili mund të regjistrojë video 1080p.