Irak: Ish zëvendëspresidenti (suni) u dënua me vdekje në mungesë

0
204

Një gjykatë në Irak sot e ka dënuar ish zëvendëspresidentin, Tareq al-Hashemi (i cili ishte pothuajse i vetmi udheheqes suni ne qeverine shiite te irakut), me vdekje me varje në mungesë, për shkak se i ka udhëhequr ekipet e vdekjes.

Sekretari i tij, Ahmed Qahtan, njëherësh dhëndër i al-Hashemit, poashtu është dënuar me vdekje në këtë rast.

Procesi gjyqësor, që aktualisht e shqyrtoi rastin e vrasjes së një avokati dhe të një gjenerali, është marrë me afro 150 akuza kundër al-Hashemit dhe truprojave të tij.

Al-Hashemi, pjesëtar sunit, thotë se rasti kundër tij është hakmarrje e motivuar politikisht nga një pjesë e shumicës shiite në qeveri.

Sipas disa burimeve, al-Hashemi, fshihet në Turqi. Ka të tillë që thonë se ai ndodhet në Katar.