Irak, ISIS ekzekuton 52 persona, shumica oficerë policie

1 Min Read
Të paktën 52 persona, kryesisht oficerë të policisë irakiane, janë vrarë gjatë kësaj jave nga militantët e ISIS pranë pikës kufitar me Sirinë, në al Qaim. Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i provincës Anbar në Irak. 
 
Vrasjet janë kryer gjatë ditës së hënë dhe ngjarja u konfirmua ditën e enjte nga zyra e guvernatorit. 
 
Viktimat ishin kapur nga militantët e Shtetit Islamik gjatë vitit të kaluar kur ata morën në kontroll zonën dhe u ekzekutuan në fillim të kësaj jave./ Top Channel
Share This Article