Ish i burgosuri politik, i vë flakën vetes

TIRANË-Ish i burgosuri politik, Gjergj Ndreca i vë flakën vetes në tentativë për tu vetëflijuar. Teksa sot mbushen 17 ditë nga greva e urisë, Ndreca ka vendosur të ndërmarrë aktin e rëndë në gjendje të dëshpëruar. Ndreca mësohet se i ka vënë flakën vetes me benzinë, ndërkohë që grevistët e tjerë kanë ndërhyrë për të shuar flakët.

Mësohet se në tentativë për të shuar flakët, grevistit Llazi Koçi, i ka rënë të fikët. Ish të burgosurit politik janë dërguar menjëherë në repartin e djegieve në QSUT me makina të rastit, ku mësohet se gjendja e tyre është e rëndë.

Një ditë më parë, ish të burgosurit politikë paralajMëruan mbajtjen e një proteste protestë para Parlamentit, 18 grevistët u shprehën dje se “nuk lëkunden nga kërkesat e tyre ekonomike dhe politike” deri në vetëflijim.

Ish të përndjekurit politikë nisën mbrëmjen e 22 shtatorit një grevë urie, e cila pritet të zgjasë, për shkak se Qeveria nuk mbajti premtimet për dëmshpërblimin e viteve të tyre të burgut. Sipas ish të përndjekurve politikë, gjendja aktuale e tyre është tepër e rëndë, ndërsa dëmshpërblimi u shty për një afat të pacaktuar. Ata theksojnë se gjithçka ndodhi për shkak të tjetërsimit të ligjeve që Qeveria bëri në kundërshtim me Kushtetutën.bw/kohaislame

Artikulli paraprakSIRI – TË PAKTËN 80 TË VRARË GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT
Artikulli vijuesPDK-ja kundër, LDK-ja e Vetëvendosje për zgjedhje të parakohshme