Ish-kryeministri sirian bën thirrje për dezertime

Ish-kryeministri sirian, Rijad Hixhab, i cili dezertoi nga regjimi dhe iku për në Jordani javën e kaluar tha se regjimi i presidentit, Bashar Al Asad, po kontrollon 30 për qind të territorit.

Në paraqitjen e parë publike që kur iki nga Siria, Hixhab e quajti regjimin e Asadit “armik të Zotit”.
Ai tha se regjimi është duke përjetuar një kolaps “moral, financiar dhe ushtarak”, ndërsa u bëri thirrje edhe zyrtarëve të tjerë të dezertojnë nga ai regjim.
Në ndëkohë, ka arritur në Damask shefja e Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare, Valeri Amos./ndx/kohaislame

Artikulli paraprakNikolic: Bisedimet me Prishtinën në nivel më të lartë
Artikulli vijuesMbyllet kampi i KFOR-it Kazablanka