Ish-mbreti i Rumanisë, Michael, vdes në moshën 96-vjeçare

Ish-mbreti i Rumanisë, Michael, ka vdekur në moshën 96-vjeçare në Zvicër, bëri të ditur shtëpia mbretërore.

Mësohet se ai ka qenë i sëmurë rëndë për më shumë se një vit e gjysmë.

Mbreti Michael I, i cili ka qenë monarku i fundit i gjallë nga vendet e Evropës Lindore, është tërhequr nga jeta publike në mars të vitit 2016, kur shtëpia mbretërore ka njoftuar se ai është diagnostikuar me kancer të lëkurës dhe leukemi.

Michael, kushëri i mbretrëeshës britanike, Elizabeth, është detyruar të abdikojë në vitin 1947, kur komunitstët kanë marrë udhëheqjen e Rumanisë.

Ai ka jetuar në mërgim në Perëndim me dekada.

Artikulli paraprakKëtë trik duhet të përdorni për të parë videot e bllokuara nga YouTube
Artikulli vijuesLirohet ish-presidenti i Gjeorgjisë Saakashvili