Kryetari i Drejtorisë të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez, duke theksuar se duhet qëndruar larg nga urrejtja Islamofobike, tha se “Në ditët e fundit jemi duke i marrë lajmet e zgjedhjeve. Dua të theksoj me keqardhje, Islamofobia filloi të shkaktojë fitimin e zgjedhjeve. Kjo është një situatë shumë e rëndë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Gormez në vizitën e tij në Kroaci në kuadër të 100-vjetorit të njohes së islamit në vend foli në një bisedë për AA. Ai duke komentuar se Kroacia si vend në të cilin njerëzit e përkatësive të ndryshme fetare mund të jetojnë së bashku pa problem, mund të jetë shembull për Evropën, rikujtoi faktin se në periudhën Osmane në këtë gjeografi njerëzit kanë jetuar së bashku 5 shekuj.
Gormez tha se Osmanët në këto toka nuk kanë mbjellë farën e armiqësisë. “Të gjitha besimeve të ndryshme, komuniteteve të ndryshme u mbolli farët e dashurisë, farët e përvojës së të jetuarit bashkë”, tha ai.
Lidhur me takimin e djeshëm të Bashkësive Islame të Evropës, Gormez tha se ky takim është sipas përvojës Osmane. “Është e mundshme që në këto territore para 4 shekujve muslimanët, krisherët dhe sektet e ndryshme kanë jetuar në paqe dhe së bashku. Pse kjo të mos jetë e mundur në Evropën bashkëkohore? Vetëm duhet ta përshtasim këtë”, tha ai.
Gormez theksoi se duhet qëndruar larg nga urrejtja islamofobike. “Në ditët e fundit jemi duke i marrë lajmet e zgjedhjeve. Dua të theksoj me keqardhje, islamofobia filloi të shkaktoj fitimin e zgjedhjeve. Kjo është një situatë shumë e rëndë”, tha ai.
“Muslimanëve u përkasin detyra të mëdha”
Gormez tha se këtu muslimanëve u përkasin detyra të mëdha. “Theksova se parimisht muslimanët duhet të jenë në përpjekje të fshijnë urrejtjen, mërinë, urrejtjen e gabuar e cila është vendosur në zemrat e fqinjëve të tyre në mënyra të ndryshme”, tha Gormez.