Vjedhja e një sasie të vogël të ushqimit nuk do të duhej të konsiderohej krim nëse për të ka nevojë, ka vendosur gjykata e Italisë.
Roman Ostriakov, me prejardhje nga Rumunia në vitin 2011 në Genoa të Italisë është kapur duke vjedhur një copë djathë dhe një sallam, e gjithë kjo në vlerë prej 4 eurove, njofton islambosna.
Ai u shpall fajtorë për vjedhje dhe u dënua me gjashtë muaj burg dhe një dënim në të holla prej 100 eurove.
Prokurori i shtetit apeloi dënimin duke thënë se nuk duhet të shpallet fajtorë për vjedhje por tentim për vjedhje sepse është kapur para se të dal nga supermarketi.
Mirëpo Gjykata e Lartë italiane e anuloi vendimin.
“Gjendja e të akuzuarit dhe rrethanat në të cilat e mori mallin dhe se ka marrë vetëm një sasi të vogël të ushqimit që kishte nevojë për bukë”, qëndron në vendimin e Gjykatës së lartë.
(Islampress)