Izraeli rriti mbulesën e “Kupolës së hekurt”

Forcat Ushtarake Ajrore (FUA) të Izraelit vunë në regjim gatishmërie ushtarake kompleksin shtesë antiraket “Kupola e hekurt”. Bateria është vendosur në Gush Dan dhe përgjigjet për mbulimin antiraket të rajonit të Tel Avivit.

“Kupola e hekurt” e re u bë e pesta në numër e vendosur në Izrael. Sipas vlerësimit të FUA, për mbulimin e të gjithë territorit të vendit nevojitet të vihen në krye të detyrës të paktën dhe pesë bateri të tjera.

Më herët, u bë e ditur se kompania “Rafael”, zhvilluesi i “Kupolës së hekurt” dhe antiraketave për të, kaloi në regjimin e proshimit 24 orësh.

Artikulli paraprakNë qendër të Tel Avivit u hodh në erë një autobus
Artikulli vijuesHakerët po përpiqen të thyejnë "Mburojën e hekurt"