Sulmet janë ndërmarrë ndaj tokave të mbjella në rajonet Han Junus’un Ez-Zene dhe Fehari.
Ushtria izraelite ka ndërmarrë dy sulme ajrore në jug të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve lokale ushtria izraelite ka ndërmarrë dy sulme ajrore në jug të Gazës të cilën e mban të rrethuar. Sulmet janë ndërmarrë ndaj tokave të mbjella në rajonet Han Junus’un Ez-Zene dhe Fehari.
Sulmet kanë dëmtuar të mbjellat dhe shtëpitë për rreth, ndërsa nuk raportohet për të vdekur apo të lënduar.
Ushtria izraelite prej ditës së mërkurë është duke kryer sulme ajrore në zona të ndryshme të Gazës. Si rrjedhojë e këtyre sulmeve, ditën e enjte një palestinez humbi jetën.