Ja 40 sekretet për një jetë më të mirë

1. Memorizoni diçka të re çdo ditë
 
Kjo gjë do t’ju kalisë trurin dhe përmirësojë kujtesën
 
2. Mos u bëni materialistë
 
Mos i vini paratë dhe të mirat materiale në vend të parë. Mos u bëni skllav i tyre. Populli ka një shprehje, “paraja shkon e vjen”. Jeta është tepër e shkurtër për t’u fokusuar vetëm tek puna dhe paraja. Qëllimi i njeriut në jetë është gjetja e lumturisë, të jetojë në harmoni dhe paqe, ndërkohë që fokusimi vetëm tek paraja dhe mënyrat e sigurimit të tyre e prishin këtë ekuilibër.
 
3. Eksplorojeni botën
 
Bëhuni kureshtarë ndaj botës përreth. Provoni gjëra të reja dhe mos qëndroni vetëm në guackë.
 
4. Mbajini mend emrat e njerëzve
 
Mbajini mend emrat e njerëzve, ata do të ndihen më të vlefshëm dhe do t’jurespektojnë më shumë. Kur dëgjoni për here tëparë një emër.. mundohuni ta përsërisni disa herë në mendjen tuaj dhe lidheni atë emër me diçka tjetër apo situatë.
 
5. Kujdesuni për peshën dhe qëndroni gjithnjë të bukur
 
Jini në formë! Nëse nuk kujdeseni për pamjen tuaj, të tjerët do të mendojnë që jeni përtacë. Disa mund të pyesin,,, e ç’rëndësi ka mendimi i të tjerëve? Pse duhet të jemi të varur nga etiketat që të na pranojë rrethi shoqëror? Në këtë rast të kujdesesh për veten do të thotë të ruash një shëndet të mirë, të hash shëndetshëm dhe të kesh një pamje të këndshme në radhë të parë për veten, pasi kjo ju bën të ndiheni mirë.
 
Sidomos për femrat, kujdesuni që të jeni gjithnjë të bukura, mos e lini veten pas dore për hir të brengave në jetë. Nëse jeta ju dhuron një limon, bëjeni atë një limonatë!
 
6. Jetoni në të tashmen
 
Mësoni që të jetoni në të tashmen. E shkuara është e pandryshueshme, dhe vlen vetëm për të mësuar nga gabimet e saj. E ardhmja është rezultati i veprimeve të së tashmes. Brengat e së shkuarës dhe meraku për të ardhmen ju pengojnë progresin e së së tashmes. Kështu që, mësoni nga e kaluara për të vepruar më mirë në të tashmen me qëllim që të jeni të suksesshëm në të ardhmen.
 
7. Jetoni në këtë çast!
 
Mos e shpenzoni energjinë duke u shqetësuar për ato që ndodhën në të kaluarën. Edhe 10 minutat më parë i përkasin të kaluarës. Jetoni në këtë çast, dëgjoni tik-takun e orës, merrni frymë thellë dhe përqëndrohuni vetëm tek ky çast, tani! Nëse jetoni momentin do të jeni të lumtur dhe nën kontroll. Në fakt, sot jemi gjithë kohës të zënë dhe bëjmë 2-3 punë njëkohësisht, ndërkohë që mendojmë për dicka tjetër, Kjo jo vetëm që i bën keq shëndetit të zemrës, por bën që të mos jemi 100% efektivë në punën që po bëjmë pasi mungon përqëndrimi dhe energjia, të cilat janë shpërndarë në shumë vende…..
 
8. E qeshura të “zgjat jetën”
 
E qeshura të zgjat jetën dhe kjo është më se e vërtetë. Sa herë që ne qeshim truri çliron serotoninë, hormonin e lumturisë. Disa madje përpiqen të qeshin për 5 minuta çdo mëngjes për të pasur një humor të mirë gjatë gjithë ditës. Lumturia na bën të qeshim më shumë, por edhe kur qeshim shumë mund të çojë në lumturi.
 
9. Pini shumë ujë
 
Hidratimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin. 8-10 gota ujë çdo ditë ju mbajnë të rinj dhe të bukur. Uji pastron helmet nga trupi, dhe bën që të keni lëkurë dhe flokë të shëndetshëm.
 
10. Mos u lidh në mënyrë “absolute” me jetën e kësaj bote, balancoje jetën mes botës së ardhshme dhe asaj të dynjasë
 
Elbert Hubbard ka thënë “Mos e merr jetën shumë seriozisht, pasi askush nuk del i gjallë prej saj”
 
Mësoni të kënaqeni me gjërat e vogla në jetë. Mësoni nga gabimet dhe dështimet tuaja, ato janë porta drejt suksesit të së ardhmes. Për më tepër, bëni gjërat që ju kënaqin në jetë, pasi ajo nuk është vetëm punë është dhe argëtim.
 
11. Mendoni pozitivisht. “Ne jemi rezultat i asaj që kemi menduar”
 
Janë shkruar shumë  libra e prodhuar shumë dokumentarë ku shpjegojnë arsyet pse duhet të mendojmë pozitivisht. Dokumentari “The Secret” e ka paraqitur shumë mire këtë ide. Mendimi është një energji shumë e fuqishme që kthehet në materie. Kur ju lind në kokë një mendim negativ, ndalojeni atë menjëherë. Përqëndrojeni vemendjen tek mendimi i mirë për Zotin, për shpërblimet në botën tjetër, në objekte të bukura, lule psh, ose ndryshojeni menjëherë me një mendim pozitiv. Bëni çdo gjë që është e mundur për të patur mendime pozitive në kokë. Gjithnjë mendoni për ato gjëra që doni. Niseni me “Unë dua të jem i lumtur” dhe jo “Unë nuk dua të jem i mërzitur” Mos u fokusoni tek gjërat që NUK pasi vëmendja mund të përqendrohet në to. Pra nëse mendoni “nuk dua të jem i mërzitur” mendja fokusohet në “mërzitjen” dhe më shumë mërzitje do të keni. Këtu hyn dhe ligji i tërheqjes.
 
12. Lexoni libra
 
Dituria është fuqi, vlera e saj është tejet e madhe. Lexoni sa më shumë libra informues e praktikë, por dhe libra që ju shplodhin… Në fund të fundit leximi i një libri është një formë meditimi.
 
13. Bëni shëtitje në ajër të pastër
 
Bëni shëtitje në ajër të pastër dhe merrni rrezet aq të nevojshme të diellit. 15 minuta shëtitje në ditë ju zgjat jetën, furnizon trurin me oksigjen dhe ju mban në formë
 
14. Ndihmojini të tjerët
 
Duhet t’i ndihmoni të tjerët, pasi ka një efekt të madh. Nëse ndihmoni dikë, marrëdhënia juaj me atë person do të bëhet më e fortë. Duke ndihmuar dikë në fakt ju ndihmoni veten. Ju bën të ndiheni mirë. Kjo ka lidhje dhe me karmën. Një thënie nga një filof i njohur,” Nëse nuk jam për veten time, kush do jetë?– Nëse jam vetëm për veten time, çfarë jam?
 
15. Caktoni një orar gjatë ditës për të menduar problemet që ju stresojnë
 
Në vend që t’i mbani shqetësimet 24 orë në kokën tuaj, caktoni një orar gjatë ditës kur duhet të merreni me ato. Përdoreni këtë orar për të menduar rreth tyre në mënyrë që të mos e bllokoni të gjithë ditën me brenga dhe shqetësime. Do të keni më shumë hapësirë në mendjen tuaj për të menduar pozitivisht dhe fokusuar në punën e përditshme.
 
16. Jini të sinqertë
 
Mundohuni të jeni sa më të sinqertë, sidomos me veten tuaj.
 
17. Mos flini më shumë orë seç duhet
 
Flini më pak. Zgjohuni një orë më herët çdo ditë. Gjumi i tepërt në mëngjes është i panevojshëm. 7 orë në ditë janë më se të mjaftueshme, Flini herët, zgjohuni herët.
 
18. Hiqni dorë nga lajmet e këqija në media
 
Lajmet e këqija që lexojmë në gazeta apo shohim në TV mund të na shkaktojnë stres. Sipas një studimi të fundit lajmet e këqija ndikojnë shumë tek niveli i stresit tek gratë, pasi ato janë më të ndjeshme se burrat.
 
19. Çfarë qëllimi keni në jetë?

 
Zbuloni se cili është qëllimi juaj në jetë. Edhe pse kjo mund të duket e çuditshme, por sot në botë ka mijëra njerëz të cilët nuk kanë asnjë qëllim në jetën e tyre. Njeriu pa qëllim është si një copë letre që e fryn era andej-këndej.
 
Nëse ende nuk keni gjetur qëllimin e jetës nisni sot. Vendosni synime për arritjen e tij. Gjëja që na lumturon më shumë në këtë botë është përballimi me sfidat dhe arritja e qëllimit. Ne ndihemi të lumtur kur punojmë për realizimin e diçkaje më të bukur në jetë.
 
20. Niseni ditën me meditim
 
Sapo të hapni sytë dhe të kërceni nga krevati. Qëndroni 5 minuta duke relaksuar plotësisht trupin dhe mendjen. Meditoni. “Sot do përpiqem të jem i lumtur, do bëj ushtrime dhe do ushqehem shëndetshëm, do përpiqem të bëj një punë të mirë, pa pritur diçka në kthim, sot nuk do kritikoj askënd dhe nuk do përpiqem t’i ndryshoj njerëzit” Kjo pasohet pas lutjeve të zgjimit nga gjumi dhe atyre të mëngjesit.
 
21. Mos i imitoni të tjerët
 
Çdokush në këtë botë është unik, mos u përpiqni t’i imitoni të tjerët, pasi do dilni vetëm një kopje e shëmtuar e tyre. Pranojeni veten për atë që jeni, pasi e kundërta e kësaj është burim i shumë komplekseve. Njeriu më i palumtur në botë është ai që lakmon të jetë një person tjetër.
 
22. Udhëtoni sipas mundësisë
 
Të udhëtosh me miqtë dhe familjen është një aktivitet shplodhës, që të dhuron kënaqësi. Njohja me një kulturë të re do t’ju zgjerojë horizontin dhe do t’ju relaksojë.
 
23. Çmoni atë që keni
 
Kënaquni me atë që keni. Të gjithë ne shkojmë pas gjërave që nuk i kemi, duke harruar ato që kemi. Lumturia është të duash atë që ke, jo të kesh atë që do.
 
24. Fitoni imunitet ndaj thashethemeve
 
Mësoni që të mos bezdiseni nga kritikat apo thashethemet e të tjerëve. Shumë njerëz sot mërziten jashtë mase kur mësojnë se të tjerët kanë folur keq për ta. Kur dikush thotë diçka për ju, diçka që nuk është e vërtetë, atëherë pse të reagoni? Në fakt, ndihuni mirë pasi askush nuk e shan budallain, dhe askush nuk godet një qen të ngordhur.
 
Por, nëse dikush thotë diçka të vertetë rreth jush, edhe pse nuk ju pëlqen falenderojeni që ju ka kujtuar një dobësi tuajën, vetëm kështu mund të bëheni perfekt.
 
25. Lexoni librin e Zotit Kur’anin dhe jetëpërshkrimin e të Dërguarit Muhamed, gjithashtu keni një mori librash mbi zemrën, rehatinë, motivimin. Në këto libra do të gjeni këshilla për të qenë më të lumtur.
 
26. Falni
 
Bëhuni të aftë të falni. Edhe ju vetëm bëni gabime, asnjë nuk është perfekt, atëherë pse mos të keni mëshirë dhe të falni të tjerët? Inati dhe nervozizmi ju bëjnë keq për shëndetin
 
27. Bëjini të tjerët të ndihen të veçantë
 
Bëhuni personi që të tjerët kanë qejf të rrinë sa më shumë. Duke u bërë më simpatik, duke i dëgjuar të tjerët me vëmendje, duke ofruar edhe ndonjë këshillë, duke i bërë ata të ndihen të veçantë dhe ata do t’ju konsiderojnë ju të tillë.
 
28. Bëhuni i dashur për të tjerët
 
Zhvilloni një personalitet karizmatik. Bëhuni person i dashur për njerëzit. Bëni më tepër humor me miqtë, mësoni më tepër histori apo barcaleta për të qeshur. Bëhuni një mik i mirë dhe trajtojini mirë të tjerët.
 
29. Vizualizoni gjërat që doni t’ju ndodhin në jetë
 
Vizualizoni çdo ditë. Do të merrni në jetë ato gjëra që fokusoheni më shumë. Nëse ankoheni gajtë gjithë kohës, do t’ju shtohen ato gjëra për të cilat ankoheni, pasi ju fokusoheni tek ato gjëra. Kjo ndodh edhe me aspektet pozitive në jetë si shëndeti, lumturia, mirëqënia. Më mire të shpenzoni kohë në mëngjes duke e imagjinuar veten tuaj se keni arritur ato gjëra që dëshironi në jetë. Fokusi është çelësi i këtij ushtrimi, prandaj zgjidhni një ambjent të qetë. Nëse nuk arrini të fokusoheni dot, atëherë praktikoni meditimin çdo ditë për të rritur afëtsinë e përqëndrimit.
 
30. Meditoni çdo ditë për 20 minuta
 
Meditimi të paktën 20 minuta në ditë është tejet i domosdoshëm. Në botën moderne ku pothuajse çdokush është i varur nga teknologjia, nëpërmjet telefonit, televizorit internetit etj, rrallëherë gjejnë kohë për të shijuar bukurinë e qetësisë. Qetësimi i mendjes dhe relaksimi i trupit është një art dhe aftësi që duhet të zhvillojë gjithësecili prej nesh. Këtë mund ta praktikoni disa herë gjatë ditës derisa t’ju bëhet ves. Qëndroni të qetë dhe fokusohuni tek frymëmarrja. Në fakt në fillim kjo mund të jetë tepër e vështirë! Mund t’ju duket dhe diçka monotone, por me kalimin e kohës do të keni mundësi ta ushtroni më mirë. Pas këtij ushtrimi do të ndjeheni më të relaksuar dhe më të qetë shpirtërisht.
 
31. Mësoni si të kontrollin mendjen
 
Kjo mund të jetë e vështirë, por ju duhet të jeni në gjendje të kontrolloni mendimet tuaj nëse doni të keni sukses në jetë. Tenikat si meditimi do t’ju ndihmojnë të arrini përqëndrim dhe vetësiguri.
 
32. Mësoni si të kontrolli emocionet
 
Mësoni të kontrolli emocionet tuaja, personi përgjegjës për palumturinë tuaj jeni vetë ju! Ju jeni ai i cili vendosni ti lejoni ose jo të tjerët t’ju lëndojnë. Kuptoni këtë me qëllim që herën tjetër mos të ndikoheni nga fjalët apo veprimet e personave të tjerë, mund ta gjeni forcën Brenda vetvetes.
 
33. Mësoni një gjuhë të huaj
 
Ndiqni një kurs gjuhe. Mësoni një gjuhë të re.
 
34. Relaksohuni
 
Kjo vlen sidomos për ata të cilët pjesën më të madhe ia kushtojnë punës. Është e vërtetë që puna është shumë e rëndësishme dhe ju mundëson sigurimin e të ardhurave, por duhet të gjeni kohë edhe për veten tuaj. Nëse nuk kujdesenii për shëndetin tuaj fizik dhe mendor, puna e tepërt vetëm sa do t’ju shpenzojë më tepër para…
 
35. Përpiquni të bëni përshtypje të mirë në takimin e parë
 
Impakti i parë kur takohemi me dike ka shumë rëndësi për shumicën prej nesh. Mundohuni të lini përshtypje të mirë, mësohuni të praktikoni një shtrëngim të duhur dore me dikë, as shumë fort e as vetëm majat e gishtave. Mundohuni të jeni pozitivë dhe të çiltër në takimin e parë. Buzëqeshja është një armë e fortë që e posedojnë shumica prej nesh. Mundohuni gjithashtu t’i drejtoheni personit pa gabuar emrin e tij.
 
36. Kontakti i syve shumë i rëndësishëm
 
37. Lexo diçka inspiruese para gjumit dhe në mëngjes
 
Lexoni diçka inspiruese menjëherë para gjumit dhe pas zgjimit. Kjo do t’ju shtojë humorin gjatë gjithë ditës. Lexoni thënie të famshme nga njerëz të mëdhenj ose libra për rritjen e vetëdijes. Përpiquni të lexoni diçka që ju shton humorin dhe energjinë.
 
38. Bëj ato gjëra që ke dëshirë
 
Bëni ato gjëra që keni më tepër dëshirë. Nj
erëzit shpenzojnë pothuajse gjithë jetën e tyre për të bërë sa më shumë para që të jetë e mundur, me qëllim që ata të kenë mundësi të përballojnë jetën. Jeta jetohet vetëm një herë kështu që përpiquni ta jetoni atë në maksimum.
 
39. Mbani shënime çdo ditë
 
Mbani një ditar çdo ditë. Mund të duket si diçka monotone në fillim, mbase shumë prej jush mund të mos kenë kohë, por ai bllok i vogël do të bëhet një mënyrë e mirë për të organizuar mendimet dhe të analizoni situatat e jetës.
 
40.Dashuria është ende aty….
 
Nëse doni të jeni një person i lumtur në jetë, veproni me dashuri. Duajini miqtë, familjen dhe armiqtë tuaj. Në fakt kjo është gjëja më e vështirë për t’u realizuar nga e gjithë lista. Por, nëse e realizoni këtë, të tjerët do t’ju adhurojnë për personalitetin tuaj unik. Të duash të tjerët pa asnjë arsye është e vështirë, megjithatë veproni me dashuri dhe të tjerët do t’ju imitojnë.
Artikulli paraprakSpeca me domate
Artikulli vijuesRikaz