Ja dëshmia se si janë ekzekutuar pas arrestimit, Beg Rizaj dhe Arben Rexhaj (DOKUMENTE)

Dëshmitë e vrasjes së Beg Rizajt dhe Arben Rexhajt, përforcojnë edhe më shumë dyshimet e familjarëve se udhëheqësit kryesorë të grupit të Kumanovës janë likuiduar pas arrestimeve.

Autopsia e bërë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup, dëshmon se Rizaj dhe Rexhaj janë vrarë thuajse në mënyrë identike.

Në dëshminë e Beg Rizajt konstatohet se vdekja e tij është pasojë e plagës në kokë, në lartësi prej 178 centimetra, matur nga shputa e këmbëve.

“Vdekja e tashmë të ndjerit Beg Rizaj, në moshë 38 vjeçare, është e dhunshme dhe është shkaktuar si rezultat i ndërprerjes së trurit për shkak të plagës nga plumbi në kokë. Plaga gjendet në pjesën e majtë të ballit, në lartësi 178 centimetra”, thuhet në ekspertizën e Beg Rizajt.

Plaga e Rexhajt, nga ana tjetër, është thuajse në të njëjtin vend, me vetëm 1 centimetër dallim nga plaga e Beg Rizajt.

“Vdekja e të ndjerit NN me shifër 309, më vonë i identifikuar si Arben Rexhaj, në moshë 44 vjeçare, është e dhundshme dhe është pasojë e plagës nga plumbi që ka kaluar përmes trurit. Plaga hyrëse gjendet në ballë, në lartësi 179 centimetra matur nga shputa e këmbës”, thuhet në eskpertizën e Arben Rexhajt.

Përveç Rizajt dhe Rexhës, Këshilli dyshon se edhe Mirsad Ndrecaj dhe Samid Kastrioti janë kapur të gjallë dhe më pas janë ekzekutuar. Dyshimet për vrasjen e mundshme të disa nga pjesëtarët e grupit të Kumanovës pas arrestimit të tyre u shfaqën edhe pas publikimit të shkresës zyrtare nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë drejtuar Ambasadës së Kosovës, ku Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj numërohen në mesin e të arrestuarve të vdekur./shenja.tv/

Image
Image
Image
Image
Image

Artikulli paraprakJasir Asani i Vardarit i shënon Shkëndijës dhe ju kërkon falje
Artikulli vijuesSituatë e tensionuar në policinë e Maqedonisë