Ja emrat e deputetëve që firmosën për përjashtimin e Berishës (FOTO)

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka bërë të ditur se PS i është drejtuar Byrosë së Kuvendit, për deklaratën e Berishës.

“Një grup prej më shumë se 7 deputetësh të PS, që gjendeshin në sallë gjatë fjalës së deputetit Sali Ramë Berisha, kanë depozituar tashmë një kërkesë drejtuar Byrosë së Kuvendit, për mbledhjen e saj brenda 48 orëve, që të ndalet Kuvendi”, ka deklaruar Balla.

Sipas tij, pas kërkesës së Byrosë, kjo çështje duhet t’i shkojë përmes një kallëzimi edhe prokurorisë. “Madje, prokuroria vetë mund të nisë një hetim për këtë dhe Berisha le të shkojë të sqarojë qëndrimin e tij”, ka thënë Balla.

Artikulli paraprakSkandal: Drejtoresha maqedonase ju thotë të punësuarve shqiptar: Ju jeni vetëm për të mbajtur zarfe!
Artikulli vijuesMikail Gorbachev mbi marrëdhëniet SHBA – Rusi