Ja kush e merr përgjegjësinë për sulmin në Kuvend

Redaksia e Klan Kosovës, ka pranuar një letër në e-mail’in zyrtar, ku sulmi i orëve të vona të së enjtes, është marrë përsipër nga siç thuhet “banorët e Rugovës”.

Letra që ka ardhur në redaksi thotë se sulmi që i është bërë Kuvendit, është paralajmërim për qeverinë.

“Ne banorët e Rugovës kem dite me derdh gjak kurdoherë qe asht lyp me i mbrojt tokat tana. Rugova nuk ka bjeshkë me i dhanë Malit të Zi. Sulmi qe i kem ba kuvendit asht veç paralajmërim për qeverinë qe mos mi shite tokat e Kosovës”.

Po ashtu, më tutje në këtë letër, i bëhet thirrje qeverisë që të mos e dërgojë demarkacionin për ratifikim në Kuvend, duke kërcënuar me më shumë sulme.

“Rugova si e ka mbrojt gjithherë me pushkë, prapë do ta mbrojë token e vet. I bëjmë lutje qeverisë mos me e kalu demarkacionin se përndryshe ka me na detyru me ba sulme edhe ma të mëdha”.

Kjo letër, ka ardhur në redaksinë e Klan Kosova, pas një sulmi me predhë që u bë në ndërtesën e parlamentit në mbrëmjen e së enjtes. Policia ka deklaruar se ende po e heton rastin dhe se deri më tani, nuk ka arrestuar e nuk i ka rënë në gjurmë asnjë të dyshuari.

Artikulli paraprakBudallallëku i Kryeministrit i Emirateve të Bashkuara Arabe, 36mijë euro bakshish hotelit
Artikulli vijuesDhënia e lëmoshës për të vdekurin