Edhe pse të gjithë i pëlqejmë akulloret, ato nuk janë ushqim i shëndetshëm. Kjo për shkak të kombinimit të kremit të qumështit me sheqerin.
Ne asnjëherë nuk do të kuptojmë se çfarë po hamë në të vërtetë dhe se sa fruta të thata apo të freskëta gjenden në të. Megjithatë, është një lloj akulloreje më e shëndetshme se të tjerat, ose më mirë të themi, më pak e dëmshme se të tjerat. Derisa kremi i qumështit punohet, akullorja merr ajër, çka pengon krijimin e një mase të fortë e të ngjeshur kremi.
Disa lloje akulloresh marrin më shumë ajër se të tjerat. Rrjedhimisht, masa e kremit dhe sheqerit në to është më e pakët. Pra, sa më tepër ajër të ketë akullorja, aq më pak e dëmshme është. Kjo është menjëherë e dallueshme edhe me sy edhe duke u provuar.