Kryqi, gurrëthemeli i të cilit filloi të vendoset sot, nuk do të jetë i vetmi. Nga Kongresi Botërorë Maqedonas, të cilët janë edhe financues të kryqit në Butel, kanë paralajmëruar vendosjen edhe të dy kryqeve me përmasa të njëjta, edhe atë në dy hyrjet e qytetit të Shkupit, njëri në Katllanovë dhe tjetri në Gjorçe Petrovë. Me këtë Shkupi do të ketë gjithsej katër kryqe në gjatësi mbi 50 metra, njofton SHENJA.