Ja se si mund t’i qetësoni sinuset në 30 sekonda!

Të gjithëve na ndodh që të zgjohemi në mëngjes me hundë të bllokuar, sidomos gjatë sezonit të alergjive.
 
Kjo është arsyeja pse ju sjellim këtë metodë interesante për të çliruar kanalet dhe të qetësoni sinuset.
 
Sigurisht, kjo nuk është një metodë që mund të shërojë shkaktarin, por mund të ndihmojë në situata kritike,
 
Do të ishte mirë që të përfshini ushqimet aromatike dhe pikante në menynë tuaj, sepse ato ndikojnë pozitivisht kundër sinuseve dhe hundës së bllokuar.
 
Përveç kësaj, mund të mbani në ballë kripë deti, të nxehtë deri në 40 gradë dhe të mbështjellë në një shami.
 
Ja se si mund t’i qetësoni sinuset:
 
Hapi i parë: Vendosni gjuhën në qiellzë dhe e shtypni mirë, bëni një gjest sikurse doni për të vënë gjuhën tuaj poshtë fytit, por për shkak të presioni ajo mbetet në qiellzë.
 
Hapi i dytë: Vendosni gishtin tuaj në një pikë që ndodhet në mes të vetullave.
 
Hapi i tretë: Shtypni me gishtin tuaj në pikën në mes të vetullave.
 
Presioni duhet të jetë mjaft i fortë dhe në të njëjtën kohë bëni lëvizjen e përshkruar të gjuhës, të gjitha në 30 sekonda. Hunda duhet menjëherë të rrjedhë dhe sinuset të heqin qafe mukusin e akumuluar.
Artikulli paraprakGjermania arreston gazetarin e Al-Jazeeras
Artikulli vijuesNë Moskë ngrihet Çadra e Ramazani, 600 iftare në ditë