Ministrat e rinj të qeverisë greke sot kanë bërë betimin, duke përfunduar në këtë mënyrë procesi i ndryshimit të shumë posteve ministrore në qeverinë “Syriza-Anel”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë e cila u mbajt në pallatin presidencial morën pjesë presidenti i vendit, Prokopis Pavlopoulos dhe kryeministri Aleksis Tspiras, ndërsa ceremonialin fetar e ka udhëhequr kryepeshkopi i Athinës, njëherësh kryetar i Kishës Ortodokse greke Ireonimus.
Më herët u njoftua se në përbërjen e re qeveritare vetëm katër ministra do të mbajnë dikasteret e tyre, ndërkohë që ndryshimet u bënë në ministritë të lidhura me ekonominë.
Ish-ministrat janë transferuar në pozita brenda ministrive, ndërkohë kabineti është freskuar me 15 emra të ri, ndërsa janë themeluar edhe pesë ministri të reja.
Kryesuesi me negociatat e Greqisë me kreditorët ndërkombëtarë, ministri i Financave, Efklidis Cakalotos ka mbajtur postin e ministrit, gjë të cilën e kanë bërë edhe ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias dhe ai i Mbrojtjes Panos Kammenos.