Jabllanoviq publikisht u kërkon falje nënave gjakovare

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq, i ka kërkuar publikisht falje nënave gjakovare për deklaratat e tij të cilat po kundërshtohen edhe me protesta.

 Ai pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, tha se nëse deklaratat e tij janë marr si ofendim, atëherë kërkoj falje.

Jabllanoviq ofendoi rëndë protestuesit në Gjakovë, në një deklaratë të tij dhënë mediave me datë 6 janar. 

Ai atë mbrëmje, ndër të tjera, deklaroi:

“Kjo është festë e shenjtë dhe e madhe. Egërsirat që i parandaluan serbët për të ardhur në shtëpitë e tyre të djegura, nuk do t’i shërbejnë askujt. Ne do të kërkojmë llogari nga ministri i Brendshëm për këtë që ndodhi”. /KP/kohaislame

Artikulli paraprakSondazhi: Popullata franceze kundër karikaturave të profetit
Artikulli vijuesThaçi mund të ketë kundërkandidat për president