Jahjaga kërkon t’u bëhet vend refugjatëve sirianë

Ajo ka kërkuar që të shqyrtohen të gjitha mundësitë dhe kapacitetet nëse Kosova është e gatshme të solidarizohet duke strehuar refugjatët të cilët po ikin nga lufta në Siri.

Arbër Vllahiu këshilltarë i Jahjagës tha për lajmi.net se Jahjaga ka kërkuar që të bëhen vlerësimet marrë parasysh të gjitha kufizimet si dhe resurset që ka vendi ynë dhe pas konsultave me faktorin ndërkombëtar në Kosovë.

“Jahjaga e ka biseduar këtë temë javën e kaluar me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashin. Përveç të tjerave, këtë e ka kërkuar marr parasysh vullnetin e qytetarëve të Kosovë për t’ju dal në ndihmë refugjatëve”, tha ai

Artikulli paraprakOrban: Fluksi i refugjatëve kërcënon identitetin e krishterë të Evropës
Artikulli vijuesLuftën në Vietnam e ndali kjo vajzë, tani në Siri a do ta ndalë fotoja e Ayanit?!