Jakupi: Haxhilerët e Maqedonisë janë shëndoshë e mirë

Sekretari gjeneral i Bashkesise Fetare Islame te Maqedonise, Irsal Jakupi i cili eshte edhe koordinator i organizimeve per ne Haxh nga Maqedonia dhe aktualisht ndodhet ne vendet e shenjta Islame, njoftoi per Zhurnal se të gjithë haxhilerët e Maqedonisë janë shëndoshë e mirë dhe janë të vendosur në lokacione te sigurta.

Ai pohoi se ne tragjedine e ndodhur sot ne Mina te Arabise Saudite, ne momentet e tragjedise nuk ka pasur asnje shtetas te Maqedonise.

Edhe ish-kreu i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Ilir Hoxholli, i cili nga Meka, gjatë një bashkëbisedimi me Top-Channel ka dhënë detajet se si është duke shkuar pelegrinazhi i këtij grupi shqiptarësh pas lajmit për tragjedinë ku humbën jetën 717 pelegrinë.

“Në bazë të infomacioneve që mblodha menjëherë pas lajmit, rruga e cila kishin marrë shqiptarët, nga Minaja deri tek Xhemeratet, është krejt e ndryshme nga vendi i aksidentit, kjo për faktin se haxhinjtë shqiptarë respektojnë rrugën dhe orarin e caktuar nga organizatorët. Ky është një vit i veçantë pasi prej shumë vitesh patëm harruar të dëgjonim për aksidente të tilla. Shprehim keqardhjen për jetët e humbura dhe njëkohësisht falenderojmë mediat për interesimin ndaj nesh. Shpresojmë që mos kemi asnjë lajm të keq për shqiptarët”, ka thënë Hoxholli.

Artikulli paraprakBFI, pritje për Kurban Bajram
Artikulli vijuesBilanci tragjik: 717 viktima në pelegrinazhin e Haxhit, 805 të tjerë të plagosur