Jakupi: Haxhinjtë e Maqedonisë janë shëndoshë e mirë

Në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve “Zhurnal”, sekretari i Përgjithshëm në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë, Irsal Jakupi deklaroi se Haxhinjtë e Maqedonisë që gjenden në Arabinë Saudite janë shëndoshë e mirë.

“Haxhinjtë tonë që udhëtuan me autobusa prej Maqedonie gjithë gjenden në Medine, kurse fatkeqësia ndodhi në Mekke. Allahu i mëshiroftë ata të cilët ndërruan jetë në këtë fatkeqësi” deklaroi për “Zhurnal”, përgjegjës i Haxhit 2015 për të gjithë haxhinjtë e Maqedonisë Irsal Jakupi – Sekretar i Përgjithshëm i BFI në RM.

Artikulli paraprakMa mirë vonë se kurrë:” Refugjatë mirsevini në Maqedoni”
Artikulli vijuesLëvizja majtiste “Solidariteti” organizoi manifestim për përkrahjen e refugjatëve