JAM AI QË JAM, S’JAM I KËNAQUR ME VETEN

JAM AI QË JAM, S’JAM I KËNAQUR ME VETEN

S’jam i kënaqur me veten, më ndihmo të përmirësohem o All-llah.
Më mundëso të jetoj dhe vdes me frikë para Teje, o All-llah.
Fuqia ime qëndron në besimin tek Ti, o All-llah.

Ti më do më shumë se unë veten, o All-llah.
Më ruaj nga dëshirat e padobishme, o All-llah.
Mos m’i plotëso lutjet që mund të jenë të dëmshme, o All-llah.

(Njeriu, i shoqëruar me dobësi shpesh e refuzon të mirën, kështu që pa e kuptuar e kërkon të dëmshmen! Fatmirësisht, All-llahu si pranues i lutjeve të sinqerta, i dhuron të dobishmen krijesës së vet.)

Asgjë s’kam nga vetja, i fortë për aq sa Ti më bën të tillë, o All-llah.
Njohuritë e mia janë të kufizuara, vendos për mua, o All-llah.
Më dhuro urtësi që buron nga Kur’ani, o All-llah.

– Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij i është dhuruar mirësi e madhe, përveç të mençurve këtë nuk e kupton kush. Kur’an 2:269.

– Zoti im, më dhuro urtësi dhe më bashko me të mirët! Kur’an 26:83.

Samidin Xhezairi (Komandant Hoxha, Prizren) 03.11.2011

Artikulli paraprakJa për çfarë e dua jetën
Artikulli vijues“Lufta e Halepit do të jetë e vështirë dhe e gjatë”