Janeva e shqetësuar pas fjalimit të Gruevskit, rrit masat e sigurisë

Prokurorja Speciale Katica Janeva dhe ekipi i saj i prokurorëve kanë kërkuar rritje të sigurimit pas fjalimit të djeshëm të kryetarit të VMRO-DLMNE-së, Nikolla Gruevski, në të cilin fjalim mes tjerash ka sulmuar ashpër Janevën, njofton Meta, transmeton Shenja.

“Në lidhje me fjalimin publik të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, dëshirojmë të tregojmë se ne si prokurori publike jemi seriozisht të brengosur, dhe për këtë arsye prokuroria publike ka vendosur të rris masat e sigurisë. Në këtë drejtim njoftojmë se nga Ministria e punëve të brendshme është kërkuar që të punësohen persona në këtë prokurori të cilët do të jenë sigurim personal për prokurorët publik”, qëndron në njoftimin e Prokurorisë publike speciale. /SHENJA/

Artikulli paraprakTregimi për beduinin i cili e la nënën në shkretëtirë
Artikulli vijuesMyftiu me kolegë në Umre