Jemen, 7 të vrarë në luftimet në qytetin Xheuf

Në luftimet në qytetin Xheuf mes Lëvizjes shiite Husi dhe forcave besnike të presidentit Abdurabbu Mansur Hadi u vranë gjashtë militantë Husi, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i qytetit të Forcave Popullore Rezistuese, Abdullah el-Eshref që përkrahin presidentin Hadi, në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se në sulmin që Husit e ndërmorrën ndaj pozitave të Forcave Popullore Rezistuese u vranë 6 militantë.

Eshref tha si pasojë e luftimeve jetën e humbi përgejgjësi i operacioneve të qendrës në qytetin Xheuf, kapiteni Hamud Xherrad. Sipas tij, sulmi i Husive është zbrapsur.

Edhe pse palët luftuese shpallën armëpushim më 11 prill para bisedimeve më 21 prill në Kuvajt me ftesë të Kombeve të Bashkuara si shenjë për qëllime të mira, kohë pas kohe vazhdojnë të vijnë lajme për sulme dhe luftime.

Artikulli paraprakMbretëresha Elizabeth: Do të vazhdojmë përpjekjet për paqe në Ukrainë dhe Siri
Artikulli vijuesCEFTA rrëmbeu mbi 7 miliardë euro për një dekadë