Jemen, protesta nga militantët Husi kundër Arabisë Saudite

 Pjesëtarë të lëvizjes Husi në kryeqytetin jemenas, Sana kanë protestuar kundër Arabisë Saudite me pretendimin se është përzier në punët e brendshme të Jemenit, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarë okularë thuhet se dhjetëra persona janë mbledhur përpara Ambasadës së Arabisë Saudite në Sana të Jemenit dhe kanë dënuar ndërhyrjen e Arabisë Saudite në punët e brendshme të Jemenit. Ata pohojnë se nuk pranojnë ndarjen e Jemenit në 6 zona federale, vendim i marrë në mbledhjet e Konferencës së Dialogut Kombëtar të Jemenit organizuar vitin e kaluar.

 

Protestuesit kanë kërkuar nga Arabia Saudite lirimin e të burgosurve jemenas të cilët mbahen në burgjet e këtij vendi. Nga ana tjetër dëshmitarët okularë kanë thënë se militantët Husi kanë marrë peng dy studentë të Universitetit të Sana-s.

Artikulli paraprakJa çfarë ndodh në Dubai nëse të bie kuleta në tokë!
Artikulli vijuesGjermania po i mbanë azilkërkuesit në kampet e nazistëve