Jep dorëheqje kryeministri i Ukrainës

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka njoftuar se do të jap dorëheqje gjatë kësaj jave, kështu duke hapur rrugën për formimin e një qeverie të re dhe për t’i dhënë fund një krize politike.

Në një fjalim televiziv të dielën, Arseniy Yatsenyuk, tha se dorëheqja e tij do të paraqitet zyrtarisht në parlament të martën, raporton BBC.

“Kam vendosur të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit të Ukrainës. Të martën, ky vendim do t’i dorëzohet Parlamentit ukrainas”, citohet të ketë thënë Yatsenyuk.

Yatsenyuk tha që destabilizimi në Ukrainë është i “pashmangshëm”, në qoftë se nuk formohet një qeveri e re.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i bënte thirrje kryeministrit, Arseny Yatseniuk, të japë dorëheqjen, sepse mendon se qeveria ka dështuar për të luftuar korrupsionin dhe për të përballuar krizën ekonomike./Insajderi/.kohaislame

Artikulli paraprakMSA-ja zbret çmimet e produkteve të prodhuara në shtetet e BE-së
Artikulli vijuesVitia e para në nivel të Kosovës në realizimin e investimeve kapitale