Ju faleminderit o ju të nderuar ju që na mësoni fëmijët – Shoqata NUN shtroi iftar për 600 punëtor të arsimit!

Ju faleminderit o ju të nderuar ju që na mësoni fëmijët, me këtë mesazh Hoxha i nderuar tash më 5 vite i faleminderon punëtorët e arsimit.

Shoqata NUN shtroi iftar për 600 punëtor të arsimit Ju faleminderit o ju të nderuar ju që na mësoni fëmijët, këto ishin fjalët e drejtorit të Shoqatës NUN e cila tash më 5 vite shtron iftarë për punëtorët e Arsimit!

Se muaji i Ramazanit është muaji i unitetit dhe solidaritet, këtë e ka dëshmuar edhe iftari i shtruar nga shoqata NUN nga Shkupi, duke i bashkuar në sofrën e madhe të ramazanit mbi 600 punëtor të arsimit nga Komuna e Çairit. Ky iftar është i 6-ti me radhë që organizon kjo shoqatë, ndërsa nga viti në vit po merr masivitet edhe më të madh. Duke e marrë parasysh ditët e gjata të agjërimit, fjalime rasti kishin drejtori i Shkollës Fillore “Liria” Talat Sadiku, i cili mes tjerash nuk e la pa falënderuar organizatorët për atë që gjithmonë ka gjetur hapësirë për të kontribuar në sferën e arsimit. Në cilësinë e përfaqësuesit të shkollave të mesme fjalën e mori Besim Limani, zëvendës drejtor i SHM “Zef Lush Marku” dhe në fund të pranishme falënderime për prezencën dhe rolin e madh në edukimin dhe arsimimin e brezave të reja e kishte drejtori i shoqatës NUN, teologu Bekir Halimi. Ky manifestim ishte i përcjellë edhe me interpretimin e disa ilative dhe këngëve patriotike nga Adem Ramadani dhe Xhemail Nuhiu.

Artikulli paraprakIslami – Nga Dr. Laurence B. Brown
Artikulli vijuesSpecialja në riprocedim