Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, dëshiron ta vendos kufirin jugor të BE-së tek Maqedonia dhe jo tek Greqia, ka njoftuar Politico.eu.
Junker e përkrahë propozimin e Slovenisë, BE të ndihmojë që të përforcohet kufiri Maqedoni- Greqi në mënyrë që të ndalohet kalimi i migrantëve kah veriu.
“E përshëndes sugjerimin tuaj që të sigurohet ndihmë qeveritarëve në ish republikën jugosllave Republikën e Maqedonisë në kontrolli e kufirit me Greqinë, nëpërmjet caktimit të policëve si dhe për blerjen e pajisjeve”, i ka shkruar Junker kryeministri Jslloven Miro Cerar.
Duke pasur parasysh faktin se Maqedonia nuk është anëtare e BE-së, Junker ka thënë se vendet anëtare të BE-së do të duhet të arrijnë marrëveshje bilaterale me qeverinë në Shkup që të dërgojnë polici në kufirin me Greqinë. /SHENJA/