Junker: Kufiri i BE-së të jetë tek Maqedonia, jo tek Greqia

Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, dëshiron ta vendos kufirin jugor të BE-së tek Maqedonia dhe jo tek Greqia, ka njoftuar Politico.eu.

Junker e përkrahë propozimin e Slovenisë, BE të ndihmojë që të përforcohet kufiri Maqedoni- Greqi në mënyrë që të ndalohet kalimi i migrantëve kah veriu.

“E përshëndes sugjerimin tuaj që të sigurohet ndihmë qeveritarëve në ish republikën jugosllave Republikën e Maqedonisë në kontrolli e kufirit me Greqinë, nëpërmjet caktimit të policëve si dhe për blerjen e pajisjeve”, i ka shkruar Junker kryeministri Jslloven Miro Cerar.

Duke pasur parasysh faktin se Maqedonia nuk është anëtare e BE-së, Junker ka thënë se vendet anëtare të BE-së do të duhet të arrijnë marrëveshje bilaterale me qeverinë në Shkup që të dërgojnë polici në kufirin me Greqinë. /SHENJA/

Artikulli paraprakI mbijetuari i tragjedisë, mbi 23 vjet në kërkim të drejtësisë
Artikulli vijues5 emigrantë të vdekur në brigjet e Turqisë