Kadri Veseli zëvendëskryetar i PDK-së

Kreu i ish SHIK-ut, Kadri Veseli, sot është emëruar zëvendëskryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Nën drejtimin e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, e cila ka zgjedhur Veslin për zëvendëskryetar të partisë.

Në mbledhje u miratua edhe Statuti i PDK-së, me vërejtjet e delegatëve të Konventës Zgjedhore të PDK-së, si dhe Rregullorja e Punës për ndarjen e detyrave të Kryesisë së partisë.kohaislame

Artikulli paraprakKjo është dashuri!
Artikulli vijuesProcedura të shpejta të azilit për kosovarët në Zvicër