Kafka e cila është gjetur afër kalimit Strazhë, muajin e kaluar, i takon gostivarasit Naser Selmani, shofer i rektorit të Universitetit të Tetovës, i cili u zhduk para pesë viteve, informuan nga Prokuroria publike e RMsë.
“Rezultatet nga analiza e bërë të kafkës paradokohe të gjetur me DNA view programin treguan se bëhet fjalë për person të gjinisë mashkullore të moshës prej 3040 vjeçare. Nuk janë gjetur gjurmë të dhunës. Në bazë të analizës komparative të ADN profileve të personave tjerë, është marrë rezultat që me siguri prej 99,9 pr qind tregojnë se kafka e gjetur i takon personit Nase Selmani nga Gostivari shofer i rektorit të Universitetit shtetëror në Tetovë”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike të RM.
Mbetjet nga kafka e njeriut, pa nofull të poshtme, më 13 prill i ka zbuluar një kalimtar i rastit nga ana e djathtë e rrugës magjistrale Gostivar Strazhë në rreth gjysmë kilometri nga vendkalimi Strazhë. Pas paraqitjes, prokurori publik ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe ka dhënë urdhër për ekspertizë të kafkës së gjetur, që të konfirmohet mosha, gjinia, koha e vdekjes dhe profili i ADN-së.
Pas paraqitjes së zhdukjes së Naser Selmanit, i cili atëherë kishte 31 vjet, në tetor të vitit 2011, ka filluar kërkimi. Më 14 tetor, policia, në dy kilometra nga vendkalimi Strazhë, në një shteg pyjor e ka gjetur “mercedesin” zyrtar, me të cili është parë për herë të fundit se si e braktis kampusin universitar.