Kalin: Miqtë evropianë të mos na japin këshilla, por të na mbështesin në luftën kundër terrorit

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın) aktualitetin e vlerësoi përmes një konference shtypi që organizoi të mërkurën në Pallatin Presidencial në Ankara.

“Dihet që organizata separatiste të llojit PKK nuk mund të mbijetojnë me dinamikat e tyre. Duket se mashë e kujt është PKK-ja”, u shpreh Kallën dhe falënderoi miqtë evropianë për mesazhet e ngushëllimit që u kishin përcjellë me rastin e sulmit të djeshëm në Stamboll.

“Mirëpo a e dinë miqtë tanë evropianë se sa struktura e grupe fantazmë ka kjo organizatë terroriste PKK në të gjithë Evropën?”, shtroi pyetjen Kallën.

Kur ua kemi përcjellë informacionin në lidhje me këta persona, kemi marrë përgjigje të futura në kallëpet “të drejtat e njeriut, liria e shprehjes, sundimi i ligjit”, cilësoi Zëdhënësi Kallën dhe kërkoi ti jepet fund tashmë këtij qëndrimi dyfytyrësh, këtij standardi të dyfishtë.

“Tani edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të bashkëpunojnë më me zgjatimet e kësaj organizate”, ishte kërkesa e Kallën në adresë të Uashingtonit.

“Sulmi i djeshëm terrorist në Stamboll dhe ai i sotëm në Mardin vërtetojnë atë që sa e padrejtë është pritshmëria (e Perëndimit) nga Turqia për të ndryshuar legjislacionin lidhur me luftën kundër terrorit”, tha Kallën dhe shtoi: “Në vend të disa rekomandimeve dhe sugjerimeve që i bëhen Turqisë dhe që mund të shkaktojnë dobësi në përpjekjen antiterror, miqtë tanë evropianë duhet të qëndrojnë pa kompromis pranë Turqisë në luftën e saj kundër terrorit”.

Artikulli paraprakNë Shkup do ndërtohet kishë e re katolike “Nënë Tereza” më 11 Shtator
Artikulli vijues500 firmat industriale më të mëdha të Turqisë