Kalon gjysmën e botës me biçikletë, ia vjedhin serbët

Japonezi brenda qendrës tregtare nuk ka qëndruar më shumë se 20 minuta, por aq kohë i është nevojitur hajnit serb për t’ia vjedhur

 

Çiklisti japonez i cili udhëton nëpër botë me dy rrota, dhe i cili ka lënë prapa vetes 20 000 kilometra të kaluar, ka mbetur pa mjetin e tij të tranpsotit në Beograd! Si shkruan Press, biçikleta e markës Panasonic, me të cilën japonezi udhëton rreth botës, është vjedhur te një qendër tregtare në Beogradin e Ri në mes të ditës.

Japonezi iu ankua gazetarëve se si e kishte parkuar dhe e kishte kyçur me dry biçikletën e tij, kurse brenda qendrës tregtare nuk ka qëndruar më shumë se 20 minuta, por aq kohë i është nevojitur hajnit serb për t’ia vjedhur.

Ai deklaroi se vjedhjen e ka paraqitur menjëherë në polici dhe se në kryeqytetin serb do të qëndrojë edhe disa ditë me shpresën se policia serbe do ta gjejë hajnin dhe do t’ia kthejë biçikletën.

Artikulli paraprakEkstradimi i Abdeslam në Francë, i rrezikshëm
Artikulli vijuesDavid Cameron pranon fajin për mega-skandalin e “Panama Papers”